29 Mars 2024

Serbi, peticion për zgjedhje të parakohshme

Beograd, 14 prill - Nacionalistët serbë të drejtuar nga partia e Tomislav Nikoliç i kanë dorëzuar kryeministrit të vendit një peticion me 1 milionë firma, ku kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Opozita mendon se liderët serbë kanë një shikim ndryshe që nuk përputhet me realitetin. Nikoliç thotë se qeveria në Serbi mendon se është gjithçka në rregull, kur në fakt ka shume probleme.

Sipas tij aktiviteti i opozitës nuk do të sjellë dhunë, megjithëse do të përdoren metoda nga më të ndryshmet.

Kryeministri theksoi se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që vendi ka shumë sfida përpara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)