25 Prill 2024

Seanca për Kosovën në KS, refuzohet kërkesa e Hysenit

New York, 3 gusht - Skender Hyseni nuk do të flasë si Minister i Jashtem i Kosovës në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kërkesa e tij u hodh poshtë nga Rusia, e cila është edhe drejtuesja e radhes në këtë keshill.

Ky lajm është konfirmuar nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Ndërkohë qe edhe me parë diplomacia kosovare nuk ka mundur ta thojë fjalën e saj me statusin zyrtar. 

Megjithatë debatet në mbledhjen e sotme pritet të jenë të forta edhe për shkak te një pjesemarrjeje të lartë prej 40 vendesh.

Kjo  seancë e jashtëzakonshme për Kosovën, u thirr nga Rusia menjëherë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së shtetit të ri.

Dje ministri Hyseni ne nje takim me Ban Ki-Moon ne New York. kërkoi zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ai tha se kjo kerkese nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili ka kryer një mision të mirë në Kosovë, por mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe pas dhenes se mendimit të Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)