28 Mars 2024

Rusia sulmon Ukrainen

Kiev, 24 shkurt - Derisa shumë qytete, përfshirë kryeqytetin, Kievin, u goditën gjatë ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Ukraina njoftoi se ka rrëzuar 5 avionë luftarakë rusë.

Pas orës 04:50 me orën lokale, shpërthime ndodhën në qytetet Kharkov, Kramatorsk, Mariupol, Mykolaiv dhe Odessa, si dhe në kryeqytetin Kiev.

Sidomos në Kiev, teksa kanë ndodhur shumë goditje, në qytet kanë rënë sirenat e alarmit.

Disa civilë u përpoqën të largoheshin nga qyteti ndërsa të tjerët u strehuan në stacionet e metrosë dhe bodrumet e shtëpive të tyre.

Një kompleks apartamentesh në qytetin Kharkiv u dëmtua gjatë sulmeve ruse. Është parë se të paktën një person është plagosur dhe një person tjetër është shtrirë përtokë në vendngjarje.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës njoftoi se Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës nga Bjellorusia dhe Krimea.

Në deklaratë thuhet se sulmi është kryer nga forcat ruse të mbështetura nga Bjellorusia. Në deklaratën ku thuhet se trupat kufitare janë sulmuar, njoftohet se ka pasur sulme në qytetet Luhansk, Sumi, Kharkiv, Chernihiv dhe Jitomir.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videon që publikoi para sulmit tha: "Nëse sulmohet jeta, liria dhe fëmijët tanë, ne do të mbrohemi, nuk do të sulmojmë, do të mbrohemi".

Zelensky në video-mesazhin që postoi më vonë njoftoi se është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë vendin për shkak të sulmit të Rusisë.

Duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin filloi një sulm ndaj infrastrukturës ushtarake dhe rojeve kufitare të Ukrainës me ndërhyrjen e tij në Donbas, Zelensky tha se shpërthime u dëgjuan në shumë qytete të Ukrainës.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se Rusia ka nisur një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. "Sulmet vazhdojnë ndaj qyteteve paqësore të Ukrainës. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Është koha për të vepruar", tha ai.

Duke kërkuar vendime të menjëhershme sanksionesh kundër Rusisë, Kuleba i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar: "Shpërndani në vendet tuaja për pushtimin e Putinit dhe u bëni thirrje qeverive të ndërmarrin veprime të menjëhershme".

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se 5 avionë rusë dhe 1 helikopter janë rrëzuar në rajonin e Donbasit.

Avionë luftarakë janë parë duke fluturuar mbi qytetin Kramatorsk në rajonin e Donbasit. Banorët e qytetit e përshkruan situatën si "të tmerrshme" pas sulmeve të Rusisë.

Arkadyy, një banor i qytetit Kramatorsk tha se shpreson se situata do të përmirësohet së shpejti dhe se ai do të shkojë në punë pavarësisht se do të dëgjojë zërat e sulmeve.

Ndërkohë qytetarët në vend janë rreshtuar para bankomateve për të tërhequr paratë e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)