24 Shtator 2021

Rusia shpëtoi Trump 40 vjet më parë, si ia ktheu nderin kur u bë president

Washington, 27 janar - Donald Trump u stërvit si një aset rus rreth 40 vjet më parë, bashkëpunim i cili më pas u kthye në një “marrëdhënie” dekadash të gjatë, me përfitim të ndërsjellë si për Rusinë ashtu edhe për Trump”, këto janë pretendimet e një libri të ri të shkruar nga Craig Unger.

Sipas këtij libri, Trump u shpëtua disa herë nga falimentimi nga paratë ruse të pastruara përmes pasurive të tij të patundshme në vitet ’80 dhe ’90, pohon autori. Paratë ruse gjithashtu u përdorën për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve luksoze nën emrin e Trump.

Një ftesë për të vizituar Rusinë nga një zyrtar i nivelit të lartë të KGB-së në 1987, nën maskën e një udhëtimi paraprak rreth mundësisë për të ndërtuar një hotel “Trump” në Moskë, ishte në fakt ”zhvillim i maskuar” nga administruesit e KGB-së që çuan më tej krijimin e kanaleve sekrete dhe i lejoi rusët të ndikojnë dhe dëmtojnë demokracinë amerikane, pretendon autori.
 
Kur Trump u bë President, ishte koha për të paguar “nderet” dhe ai i dha Putinit gjithçka që donte, shkruan mes të tjerash Unger.

Autori Craig Unger i bën këto zbulime tronditëse në librin e tij të ri, “American Kompromat, si KGB kultivoi Donald Trump?”. Unger është një gazetar dhe autor i gjashtë librave, duke përfshirë bestsellerët e New York Times “House of Bush”, “House of Saud” dhe “House of Trump”, “House of Putin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)