19 Prill 2024

Rusia ka humbur 20.100 ushtarë në luftë me Ukrainën

Kiev, 16 prill - Ushtria ruse që i ka shpallur luftë Ukrainës ka humbur 20.100 ushtarë, 163 avionë, 145 helikopterë dhe 762 tanke.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka ndarë të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt - 16 prill.

Sipas kësaj, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 20.100 ushtarë si dhe janë rrëzuar 163 avionë, 145 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 762 tanke, 1.982 mjete të blinduara, 371 topa, 125 sisteme raketahedhëse dhe 66 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.458 automjete, 8 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 76 mjete të karburantit dhe 138 mjete ajrore pa pilot (dronë).

Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars kishte njoftuar se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)