18 Prill 2024

Rusia humb mbi 11 mijë ushtarë, 44 avionë, 48 helikopterë dhe 285 tanke

Kiev, 6 mars - Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka njoftuar se më shumë se 11 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën midis dy vendeve.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase ka rishikuar të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.

Më shumë se 11 mijë trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 44 avionë, 48 helikopterë, 285 tanke, 985 automjete të blinduara, 109 sisteme artilerie, 447 automjete, 60 cisterna karburanti dhe katër dronë janë shkatërruar.

Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka vuajtur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave.

“Disa pilotë armiq që u katapultuan dhe mbijetuan u gjetën nga ushtarët ukrainas. Ata kanë marrë trajtim mjekësor dhe tashmë po dëshmojnë për krimet e regjimit të Putinit kundër njerëzimit”, thuhet në raport.

Për shkak të rezistencës së të gjithë popullit ukrainas, trupat ruse janë “demoralizuar” me “gjendje morale dhe psikologjike jashtëzakonisht të ulët… për shkak të vetëdijes për gjendjen reale të punëve”, tha shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)