24 Prill 2024

Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Bukuresht, 1 maj -  Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Baconschi ka deklaruar se ky vend nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka shtuar se Bukureshti mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Shefi i diplomacisë rumune, në Bukuresht ka biseduar me shefin e UNMIK-ut Lamberto Zannier, ndërsa ka shprehur angazhimin e tij për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë dhe rajon, bën të ditur agjencia rumune e lajmeve Aderpres.

Sipas kësaj agjencie, Baconschi dhe Zannier kanë biseduar për rolin e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë, dhe kanë potencuar se misionet ndërkombëtare duhet të mbesin “neutrale” ndaj statusit të Kosovës gjatë zgjidhjes së problemeve në Kosovë.

Rumania, krahas Spanjës, Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros, është njëra nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ky vend është i angazhuar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, dhe në kuadër të EULEX-it dhe UNMIK-ut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)