26 Shtator 2022

Rumania, Bullgaria e Greqia: Ballkani perëndimor të pranohet në BE

Bukuresht, 22 maj - Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, tha ministri i Jashtëm rumun, Teodor Basonsçi.

“Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor”, tha Basonsçi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.

Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit, i kanë dërguar një letër shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle.

“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mlladenov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)