19 Prill 2024

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kili

Santiago, 1 Mars - Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Kili. Mediat njoftojnë se numri i të vdekurve i kalon 400 personat ndërkohë që ky bilanc nuk është zyrtarizuar.

Presidentja në largim e vendit, Michelle Bachelet, shpalli gjendjen e emergjencës për shumë rajone. Sipas të dhënave të saj, rreth 2 milionë nga gjithësej 16,6 milionë banorët e Kilit, janë direkt të prekur nga katastrofa natyrore. Sipas vlerësimeve 1,5 milionë banesa janë shkatërruar ose dëmtuar.

 Veçanërisht i prekur është qyteti me 400.000 banorë Concepción, rreth 500 kilometra në jug të Santiagos. Epiqendra e tërmetit ndodhej në Paqësor në thellësi 35 kilometra dhe rreth 115 kilometra në verilindje të Concepción. tërmeti goditi kilin të shtunën rreth orës 3:34 të mëngjesit, sipas orës lokale. shumë shtëpi u dëmtuan, ndërtesa të tjera, shtylla të tensionit, ato të telefonisë, shumë ura e shembën e shumë rrugë janë rrënuar, ndërsa ka njoftime për zjarre. ndërkaq raportohet gjithashtu se 200 të burgosur janë arratisur nga një burg i dëmtuar në qytetin Chillian.

Dallgë gjigande janë përplasur në ishujt Juan Fernandes aty pranë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave në ishullin Robinson Crusoe. Ndërkohë autoritetet kanë mbyllur aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Santiago si rezultat i dëmve.

Pasgoditje të fuqishme u ndjenë edhe pas termentit të fuqishëm, përfshirë këtu edhe një lëkundje prej 6.9 ballësh. Ndërkohë Qendra paralajmëruese e Paqësorit për cunamet në Havai e hoqi paralajmërimin për rrezikun e cunamit. Kjo qendër kishte shpallur paralajmërim për rrezikun e cunamit për 53 shtete dhe rajone në të gjithë hapësirën e Paqësorit.

Dallgët e përmbytjeve arritën deri në Japoni dhe Rusi, por nuk qenë aq të larta sa pritej. menjëherë pas tragjedisë ka ardhur edhe solidariteti i komunitetit ndërkombëtar i cili po ofron mbështetje për Kilin pas termetit shkatërrues të së shtunës.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se i ka ofruar ndihmë presidentes kiliane Mishelle Baçelet me grupe kërkim shpëtimi.Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë burime të pozicionura për tu dislokuar në Kili nëse kërkohet një gjë e tillë nga qeveria.

Bashkimi Europian ka premtuar 4 milion dollarë në ndihma imediate për Kilin. Presidenti i bllokut Jose Manuel Barroso tha se ky është hapi i parë për të zbutur vuajtjet dhe plotësuar nevojat imediate. Organizata e Shteteve Amerikane gjithashtu shprehu solidaritet me popullin kilen.

Cunami i shkaktuar nga termeti që goditit Kilin ka përshkuar mijëra kilomentra përgjatë Oqeanit Paqësor, duke dërguar dallgë të mëdha në brigjet e Havait, Zelandës së Re dhe ishujve në jug të Paqësorit.

Edhe autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e 320 mijë njerëzve në veri të vendit, për shkak të rrezikut nga cunami. Zyrtarët kanë thënë se niveli i detit në orët e ardhshme, për shkak të tërmetit në Kili, mund të rritet në 3 metra. Sinjalizime për mundësinë e cunamit janë dhënë në Rusi, Peru, Ekuador, Kolumbi, Panama, Kostarikë dhe Kaliforni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)