05 Korrik 2022

Ritchie Torres premton lobim për njohjen e Kosovës tek aleatët e SHBA-së

Washington, 12 maj - Deputetet e Grupit Parlamentar Tinka Kurti dhe Jeta Statovci po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në programin e Kongresit Amerikan "Open World".

Gjatë ditës së parë ato kanë marrë pjesë në takimet me Zëvendës Presidentet e MCC, znj. Katerina Ntep me të cilën diskutuan mbi investimin e 200 milionë eurove në energji dhe për përfshirjen gjinore dhe sociale tek Korporatat.

Një takim përmbajtësor kanë zhvilluar me përfaqësuesin Ritchie Torres i cili është një zë i fuqishëm për Çështjet Shqiptare dhe Anëtar i Komitetit për Çështjen Financiare. Deputetet e falenderuan për mbështetjen e vazhdueshme.

Torres premtoi që puna e lobimit për njohjen e Kosovës tek aleatët e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë. Gjithashtu, do të kujdeset të flasë për çështje të tjera që lidhen me ekonominë e vendit dhe sigurinë nacionale.

Takimi me përfaqësuesit Jim Himes ishte i përzemërt gjithashtu. Ai u zotua se bashkë me z. Ritchie Torres do të vazhdojnë punën në favor dhe dobi të shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, një takim tjetër me rëndësi ishte edhe me përfaqësuesen Lisa Mclain. Sfidat e punësimit të grave, përfaqësimi i tyre politik si dhe kategoritë e dala prej luftës.

Deputetet Kurti dhe Statovci paraqiten gjendjen aktuale në Kosovë dhe nevojat që ka shteti ynë në këtë drejtim.

Një takim frytdhënës ishte edhe me znj. Ben Burtusek nga Komiteti i Senatit të SHBA-së për Biznesin e Vogël dhe Ndërmarrjen.

Ndërkaq në takimet në Kongres kanë zhvilluar takime edhe me znj. Tamara Fucile nga Komiteti i Përbashkët Ekonomik. Aty u diskutua gjendja ekonomike dhe mundësitë për zhvillim dhe përmirësim të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)