20 Prill 2024

Qytetet më të mira në botë për shoping

New York, 11 tetor - Përkundër globalizimit dhe internetit, ku vetëm me një klikim mund të blini pothuajse gjithçka, një numër i madh i njerëzve udhëtojnë vetëm për shoping.

Gazeta britanike “The Guardian” para pak kohe e publikoi një listë të destinacioneve më të dëshiruara për shoping, sipas së cilës për blerje të gardërobës së femrave më e mirë është adresa e Milanos “Korzo Komo 10” dhe butiku i Parisit “Kolet”.

Qyteti me më shumë brende ndërkombëtare është Londra, ndërsa pas tij vijojnë Parisi, Moska, Madridi dhe metropoli italian i modës – Milano.

Milano e para

Milano është njëri ndër qytetet më të mira për shoping. Aty mund të gjeni gjithçka – nga më të shtrenjta deri te më të lirat. Shitoret e shtrenjta gjenden në qendër të qytetit dhe rrugët rreth sheshit “Duomo”, si “Via Montenapoleone”, “Via dela spiga”, ndërsa shitore më të kapshme për xhepin tuaj mund të gjeni në rrugicat “Korzo Vitorio Emanuele” dhe “Korzo Buenos Aires”.

Në disa shitore kur ka zbritje të çmimeve mund të gjeni xhinse për 10 euro, ndërsa kapotat dimërore dhe çizmet janë me 70 % lirim. Rreth Milanos mund të bëni shoping në “autlete”, në të cilat e keni ndjenjën e njëjtë të luksit, me të gjitha brendet e dizajnit, dhe me çmim më të lirë.

Vjena

Në mesin e dhjetë qyteteve të para për shoping gjendet edhe Vjena. Banorët lokal tradicionalisht shkojnë në shoping në rrugën e njohur “Mariahifler”. Këtu mund të gjeni shtëpi të mëdha mallrash, zinxhirë tradicional ndërkombëtar, me shumë zbritje të çmimeve dhe me oferta speciale.

Nëse keni më shumë të holla, mund të gjeni modë ekskluzive në lagjen “Frajhausfirtl”.Përveç brendeve të njohura të Austrisë, këtu hasen edhe brendet e njohura ndërkombëtare. Dashamirët e antikiteteve mund të gjejnë gjëra interesante në këtë lagje.

Frankfurt, Antverpen

Sipas “Guardian” përzgjedhje e mirë për shoping është edhe Frankfurti, për shkak të rrugës së njohur për shoping “Cajl”, e cila ka qarkullim më ta madh më Evropë. Qyteti më i pasur në Belgjikë, Antverpeni, përveç se e ka epitetin e qytetit të diamanteve, ai është edhe qendër e rëndësishme për shoping.

Ky qytet është magnet për “personat e varur” nga shopingu por edhe për dashamirët e artit dhe historisë. “Der Mer” është rruga më e njohur për shoping. Në të hasen brendet më të mëdha evropiane si “Espirit”, “Dizel”, Riplej”, “Mango” etj.

Librari, dizajnerë

Përzgjedhje më e mirë për libra mund të bëni në libraritë e Londrës dhe Parisit, ndërsa dhuratat më të mira mund t’i blini në “Dejrol” dhe “Dehilerin” në Paris, “Nikola Alzijari” në Nicë dhe “Karta Venecia” në Venedik.

Më shumë dizajnerë ka në Berlinin lindor. Rruga “Fridrih” është e mbushur me shitore të vogla, ndonëse aty mund të gjenden edhe qendra të mëdha për shoping. Në Berlinin perëndimor vend i mirë për shoping është qendra tregtare KVD.

Të gjitha qytetet janë të mira për shoping, nëse keni shuma të majme parash. Mirëpo nëse nuk i takoni kësaj kategorie, çmime më të mira në qendrat tregtare të njohura mund të gjeni në shkurt kur ulen çmimet prej 70 % deri në 90 %.

Nëse kriza nuk ka pasur efekt ndaj shprehive tuaja për shoping, ndoshta gjatë fundjavave do ta vizitoni ndonjërin prej këtyre destinacioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)