24 Shtator 2021

PS hyn për herë të parë në Parlament

Tiranë, 25 shkurt -Pas disa muajsh bojkot, Partia Socialiste në Shqipëri do të hyjë sot pasdite për herë të parë në Parlament. Nga mbledhja e grupit parlamentar nuk është ende e qartë nëse hyrja në parlament  do të jetë e qëndrueshme, apo do të ketë vetëm bërje të betimit nga ana e deputetëve, dorëzim të dy projektligjeve që lidhen me hetimin e zgjedhjeve e pastaj dalje nga salla.

Shefi i opozitës Edi Rama përsëriti disa herë faktin se PS nuk ka hequr dorë nga hetimi i plotë i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

 “Do të jemi në parlament për të kërkuar transparencën që zgjidh krizën politike. Duam të zbardhim krimin elektoral. Bota mbarë dhe OSBE kërkojnë hetim parlamentar të plotë dhe të hollësishëm”, tha ai. 

Rama e përshkroi hyrjen e 64 deputetëve të opozitës si mbarimin e iluzionit “se opozita do të dorëzohet, duke u ulur në parlamentin e kutive të vjedhura”. Në rast se nuk do të ketë hetim të plotë, ku socialistët përfshijnë dhe hapjen e kutive të votimit, Rama paralajmëroi një mars me protesta.

“Muaj i ngritjes së opozitës popullore në një valë protestash, e cila nuk do të ndalet deri në qëllimin tonë të patjetërsueshëm, për transparencën e plotë dhe pa kushte të zgjedhjeve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)