18 Prill 2024

Pritshmëria e rusëve për protesta kundër arrestimit të Navalny më e larta në 20 vitet e fundit

Moskë, 11 shkurt - Instituti hulumtues rus Levada Center, ka kryer një hulumtim në lidhje me ndërgjegjësimin dhe pritshmërinë e rusëve në lidhje me protestat e fundit kundër arrestimit të opozitarit rus, Alexei Navalny.

Bazuar në rezultatet e hulumtimit niveli i pritshmërisë dhe ndërgjegjësimit të rusëve për të protestuar në mbështetje të Navalnyn, është më e larta në vitet e fundit, ku 80% e të anketuarve janë në dijeni për protestat e fundit.

Shifra prej 80%, e ndërgjegjësimit të rusëve për protestat e fundit kundër arrestimit të Navalny, i përgjigjet shifrës që ishte në vitin 1998, vit kur Rusia përballej me krizë ekonomike dhe protesta të shumta.

Të dhëna e dala nga hulumtimi tregojnë se më shumë se 20% e të anketuarve i kishin ndjekur nga afër protestat kundër arrestimit të Navalny, 59% e të anketuarve kishin dëgjuar për protestat, ndërsa vetëm 19% e të anketuarve nuk dinin asgjë për protestat.

Nëse analizohen grup moshat, përqindja më e madhe e atyre që i kishin ndjekur nga afër protestat është grup mosha prej 18-24 vjetarëve, ku 27% e të anketuarve nga kjo grup moshë kanë deklaruar se i kanë ndjekur nga afër protestat, 58% e të anketuarve kishin dëgjuar për protesta, ndërsa vetën më pak se 15% e të anketuarve nga kjo grup moshë nuk kishin njohuri për protestat në mbështetje të Navalny.

Nga rezultatet e dala nga hulumtimi i Levada Center, vërehet një rritje e numrit të rusëve që nuk mbështesin politikat autokratike të Putin dhe rritje të ndërgjegjësimit dhe pritshmërie për protesta, në lidhje me zhvillimet e fundit politike, si dhe krizën ekonomike e cila manifestohet me rritjen e papunësisë dhe zvogëlimit të fuqisë blerëse, si pasoj e inflacionit dhe zhvleftësimit të rublës ruse.

Derisa sa në njërën anë ka ndërgjegjësim të rusëve për të protestuar, në anën tjetër ka rënie të besimit të rusëve në presidentin Putin, ku në bazë të hulumtimit të fundit besimi i rusëve për Putin është më i ulëti në vitet e fundit, ku nga 59% sa ishte në vitin 2017, në janar të vitit 2021 ka rënë në vetëm 29%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)