26 Shtator 2022

Presidentja Osmani vazhdon takimet në Forumin Diplomatik të Antalisë

Antali, 12 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas mirëpritjes nga Presidenti Erdogan dhe Ministri Çavusoglu, ka diskutuar në panelin e liderëve, ku së bashku me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, folën për rëndësinë e bashkëpunimit global dhe rajonal për paqen dhe prosperitetin në interes të qytetarëve.

Në vazhdën e takimeve, Presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq dhe kryeministrin e nominuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilët diskutoi për zhvillimet në rajonin tonë, rëndësinë e përshpejtimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian si dhe intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për tejkalimin e sfidave dhe barierave me të cilat përballemi.

Në Forumin Diplomatik të Antalisë, Presidentja Osmani pati rastin të shkëmbejë vlerësime rreth zhvillimeve të fundit edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe me liderë të tjerë botëror, ndërkaq në mbrëmje mori pjesë në darkën e organizuar nga Presidenti Erdogan për liderët nga afro 80 shtete të botës.

Presidentja Osmani  poashtu ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embalo, Kryeministrin e Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, Ministren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Singaporit, si dhe përfaqësues të disa shteteve jonjohëse. Në takime të ndara, Presidentja poashtu bisedoi me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj.Helga Schmidt,  Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Turkfolëse si dhe me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Në të gjitha këto takime Presidentja ka potencuar qëndrimin e Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet rajonale dhe globale si dhe ka shtyrë përpara tema të interesit të përbashkët me këto shtete dhe organizata.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)