06 Tetor 2022

Presidentja Osmani vazhdoi takimet në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih

Mynih, 20 shkurt - Në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet bilaterale me politikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Gjatë konferencës, presidentja Osmani u takua me senatoren amerikane Amy Klobuchar, me të cilën u diksutua bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve.

Presidentja Osmani rikonfirmoi qëndrimin se SHBA-të vazhdojnë të mbesin aleati kryesor dhe partneri strategjik i Republikës së Kosovës.

Presidentja po ashtu ka theksuar se përkrahja amerikane është jetike në përmbushjen e objektivave të politikës së jashtme, sidomos në procesin e anëtarësimit në NATO dhe OKB.

Presidentja Osmani në takime të ndara ka takuar sekretarin gjeneral te INTERPOL-it, Jurgen Stock dhe  drejtoreshën e EUROPOL-it, Katherine de Bolle. Presidentja ka theksuar se Republika e Kosovës ka avancuar përpjekjet institucionale për të siguruar sundim të ligjit dhe shtet të së drejtës.

Ajo deklaroi se bashkëpunimi policor është parakusht për të luftuar krimin dhe të gjitha format e tij, e sidomos krimin trans-nacional e rrjetet e organizuara.

Sipas Presidentes institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë treguar nivel të lartë të bashkëpunimit me të gjitha shtetet për të siguruar sundimin e ligjit, dhe se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës.  

Gjatë qëndrimit në Mynih, Presidentja Osmani ka takuar z. David Harris, drejtor ekzekutiv i Komunitetit hebrejo-amerikan, me të cilin ka diskutuar për raportet me SHBA-të dhe Izraelin, dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tej raportet me të dyja shtetet.  

Në vazhdën e takimeve, Presidentja ka takuar kryesuesin e Konferencës për Siguri, Wolfgang Ischinger.

Në këtë takim, Presidentja ka falënderuar z.Ischinger për lidershipin e tij në udhëheqjen e Konferencës së Sigurisë për vite me radhë, meqë kjo ishte edhe konferenca e fundit nën udhëheqjen e tij.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)