02 Shkurt 2023

Presidentja Osmani ka takuar Presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves

San Jose, 8 maj - Në San Jose, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është takuar me Presidentin e ri të Republikës së Kosta Rikës, Rodrigo Chaves
 
Presidentja Osmani i ka përcjellur urimet më të mira Presidentit Chaves në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re, udhëheqjes së popullit dashamirë e paqedashës të Kosta Rikës drejt një të ardhmeje të begatë e të sigurt.
 
Presidentja Osmani dhe Presidenti Chaves janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve tona të thellohen, duke përfshirë bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Presidentja Osmani njoftoi Presidentin Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare.
 
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” ka thënë Presidentja Osmani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)