27 Nëntor 2022

Presidentja Osmani do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau

Otava, 23 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe me guvernatoren e përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon.

Në të dy takimet, Presidentja Osmani do t`i njoftoj bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t`i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Sipas Presidentes Osmani takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)