18 Prill 2024

Presidenti Trump dërgohet në spital ushtarak, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

Washington, 3 tetor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, është dërguar në spital, më pak se 24 orë pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Ai po dërgohet në qendrën spitalore e ushtrisë amerikane Walter Reed pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit, njofton Shtëpia e Bardhë.

Trump ka postuar në Twitter për herë të parë që kur mbërriti në spital për t’u trajtuar për Covid-19 se është mirë dhe i falënderon të gjithë.

“Mendoj se po shkoj mirë! Faleminderit të gjithëve. Dashuri!!! ”, ks shkruar Trump në një postim në Twitter.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se një ekip mjekësh po punon për rekomandimet “në lidhje me veprimet e ardhshme më të mira”, shtoi ai.

“Këtë pasdite, në konsultim me specialistë nga Walter Reed dhe Universiteti Johns Hopkins, unë rekomandova lëvizjen e Presidentit deri në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed për monitorim të mëtejshëm. Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se Presidenti po bëhet shumë mirë. Ai nuk po kërkon oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë Remdesivir”, është shprehur mjeku Sean Conley.

Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany ka deklaruar se Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës.

"Nisur nga synimi për të qenë mëse të sigurtë dhe të kujdesshëm dhe bazuar në rekomandimet e mjekut të tij personal dhe të ekspertëve të shëndetit, presidenti do të punojë për disa ditë të ardhshme nga zyrat presidenciale në kompleksin Walter Reed."

"Presidenti Trump është mirënjohës për dashamirësinë dhe mbështetjen që ka marrë ai dhe Zonja e Parë,” tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

Të premten paradite, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti Donald Trump po kalon simptoma të lehta të COVID-19, pas njoftimit se ai dhe gruaja e tij Melania kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)