29 Janar 2023

Presidenti Sejdiu uroi presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç

Prishtinë, 13 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç telegram urimi me rastin e 13 Korrikut – Ditës Nacionale të këtij vendi.

Në vazhdim po e japim tekstin e këtij telegrami:
Shkëlqesisë së Tij, Filip Vujanoviç
President i Republikës së Malit të Zi

I nderuar President Vujanović,

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj Ju Shkëlqesi, Qeverinë dhe gjithë popullin e Malit të Zi, me rastin e 13 Korrikut - Ditës Nacionale të Malit të Zi. Populli dhe institucionet e Kosovës bashkohen me ju në shënimin e kësaj dite të madhe.

Unë po ashtu shfrytëzoj këtë rast për t’i shprehur Malit të Zi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e hershme që i ka dhënë vendi juaj pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Unë shpresoj se përderisa vendet tona po shkojnë drejt së ardhmes më të ndritshme euroatlantike, ne do ta vazhdojmë ta forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë.

Ju lutem, i nderuar President, pranoni urimet e mia më të sinqerta dhe ndjenjën e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht,
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2023

- Mbahet Konventa e VII zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës ku prezentë do të jetë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. (Klan Arena, ora 12:00)