27 Shtator 2022

Presidenti Sejdiu takoi Sulltanin e Brunejit Hassanal Bolkiah

Prishtinë, 19 maj - “Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duke i bërë të dështojnë të gjitha parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë së vendit tonë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi të veçantë që pati sot me Sulltanin e Brunejit, Hassanal Bolkiah.

“Kosova është njohur nga 68 vende anekënd botës dhe ne, madhëria Juaj, presim që sa më shpejt që të jetë e mundur ta merrni në konsideratë kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu në këtë takim shumë të përzemërt.

Duke e informuar më detajisht Sulltanin Bolkiah për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se populli i Kosovës ka përjetuar tragjedi të mëdha nën pushtimin e Serbisë, porse është i përcaktuar për një të ardhme më të mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.

Pasi e falënderoi Presidentin Sejdiu për informacionet e hollësishme, Sulltani Hassanal Bolkiah shprehu dëshirën e tij që Kosova dhe populli i saj të kenë një ardhme më të ndritur dhe një zhvillim sa më të suksesshëm.

Në fund të këtij takimi, Presidenti Sejdiu i bëri ftesë Sulltanit të Brunejit, Hassanal Bolkiah që të vizitojë Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)