29 Mars 2024

Presidenti Biden viziton Poloninë për të diskutuar luftën Rusi-Ukrainë

Washington, 21 mars - Presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Poloninë këtë javë pas samitit me krerët e NATO-s në Bruksel në të cilin do të diskutohet lufta Rusi-Ukrainë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi se vizitës evropiane të Bidenit këtë javë i është shtuar edhe Polonia si stacion tjetër.

Biden do të udhëtojë në Bruksel të mërkurën dhe do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në samitin e G7-tës dhe më pas në samitin e Këshillit të Evropës të enjten.

Biden pritet të udhëtojë në Varshavë të premten dhe të takohet me presidentin polak Andrzej Duda të shtunën.

SHBA-ja dhe Polonia kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me dërgimin e avionëve luftarakë të prodhimit sovjetik në Ukrainë, ndërsa Washington-i më në fund njoftoi se plani u anulua.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)