24 Shtator 2021

Presidenti Biden deklaroi se do të vërë para përgjegjësisë Rusinë

Washington, 16 prill - Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se do të vërë para përgjegjësisë Rusinë, pasi në 4 vitet e fundit është trajtuar në mënyrë të butë nga Donald Trump.

“Isha i qartë me Presidentin Putin. Nëse Rusia vazhdon të ndërhyjë në demokracinë tonë, do të ndërmarrim masa të tjera”, tha Biden.

Administrata Biden sanksionoi Rusinë për sulmet kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara, në përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhje.

“Qëndrimi im është ky: kur të jetë në interes të SHBA të bashkëpunojë me Rusinë, do ta bëjë. Nëse Rusia shkel interesat tona, do të përgjigjemi”.

Në total, Amerika sanksionoi 32 entitete dhe individë rusë, dëboi 10 diplomatë rusë dhe fajësoi zyrtarisht Rusinë për sulmin kibernetik ndaj agjencive federale dhe kompanive më të mëdha në vend.

Sanksionet zbuluan për herë të parë se një agjent rus, i cili kishte siguruar të dhëna të brendshme të sondazheve nga fushata e Trump ia kishte kaluar shërbimeve të inteligjencës rusë në 2016-n.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)