27 Korrik 2021

Presidenti amerikan Biden vendos “vijat e kuqe” për Putinin!

Gjenevë, 16 qershor - Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë duket i takon pikërisht presidentit amerikan.

Shtëpia e Bardhë është përgatitur për përballjen e madhe duke përfshirë edhe partnerët europianë, veçanërisht Gjermaninë, tre vendet baltike, Poloninë, Republikën Ceke dhe Sllovakinë.

Biden e ka bërë të qartë se cili është objektivi i tij në këtë takim: “Nuk kërkojmë konflikte, duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë, por Nëse Putin i vazhdon veprimet e tij armiqësore, do t`i përgjigjemi me të njëjtën monedhë”! Parashikohet që takimi të zgjasë 4-5 orë, e ndoshta mund të ndahet në dy pjesë.

Në pjesën e parë, Biden do të bëjë të qarta se cilat janë “vijat e tij të kuqe” të cilat homologu rus nuk duhet t`i shkelë më. Listë përfshin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane apo në ato të shteteve të tjera aleate, sulmet kibernetike të hakerave, ofensivën ushtarake në Donbas në lindje të Ukrainës.

Po kështu do të përmende edhe Aleksei Navalnyn e do të kërkojë lirimin nga burgu të aktivistit që në fillim u helmua, e tani po lihet të dergjet në qeli. Me interes të madh pritet ndërkohë dhe pjesa e dytë e takimit, ajo konstruktive siç e quajnë.

Sekretari i shtetit Anthony Blinken dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan këmbëngulin në minimin e lindjes së një aksi të mundshëm Moskë-Pekin, dhe testi më i rëndësishëm do të jetë kontrolli i armëve.

Biden pritet t`i propozojë shefit të Kremlinit krijimin e një grupi ekspertësh dhe nisjen e negociatave të vërteta për traktatin New Start. Moska nga ana e saj shpreson në një kthesë sa i takon marrëdhënieve me SHBA-në që janë në pikën më të ulët prej vitesh të tëra, edhe pse nuk ka pritshmëri shumë të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Korrik 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:45)

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – Covid-19. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të performances “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takoht me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor për të diiskutuar për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Nën përkujdesin e drejtpëdrejt të Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shënohet 231-të i themelimit të Teqesë Bektashiane të Gjakovës. (Teqa Bektashiane në Gjakovë, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do ta prezantojë edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me nivelin e zbatimit të ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)  

- Organizohet hapja solemne e Dekra Akademie në Gjilan e cila ka hapur dyert e saj për infermierët e licencuar që duan të punojnë në Gjermani. (Tek Rruga e Gjinollëve, nr.83, Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë  shqyrton Projektligjin në parim për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 303, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 15:00)