16 Prill 2024

Preshevë, 5 mijë shqiptarë ikën pas heqjes së vizave

reshevë, 28 shkurt - Më shumë se 5 mijë shqiptarë janë larguar nga Lugina e Preshevës pas liberalizimit të vizave nga BE me tri vendet e Ballkanit, Maqedoni, Serbi dhe Mali i Zi. Deputeti i Luginës së Preshevës në parlamentin Serbisë Riza Halimi, ka thënë për Alsat-Maqedoni, se “situata është dramatike”.

“Kjo shkuarje masive e popullatës shqiptare posaçërisht e të rinjëve, mirëpo këtu e vetmja rrugëdalje është një aksion i përbashkët i strukturave shtetërore në Serbi që kanë obligime kushtetuese ligjore për një aktivitet për zgjidhjen e  problemeve ekonomike në këtë rajon, por gjithsesi është e nevojshme një ndihmë e mirëfilltë edhe nga shtetet Evropiane. Është e domosdoshme të orientohen mjete më serioze për një  zhvillim ekonomik të këtij rajoni", thekson Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë.

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se një situatë e këtillë e braktisjse së shqiptarëve nga Lugina e Preshëves është pritur, pasi shqiptarët kanë jetuar në kushte të rënda ekonomike.

“Kjo ka qenë e pritur edhe më përpara, është shumë e natyrshnme se në 20 vite izolimi të hekurt që ka pasur Serbia për shkak të luftërave që kishte nga vitit 90 e këtej. Një ndër arsyet tjetër ka qenë pazhvillushmëria ekonomike në Luginë të Preshëvë. Apeli do t'u drejtohet gjithë shqiptarëve që jetojnë një kohë të gjathë në Evopë të kthejnë kapitalin e  tyre këtu të investojnë me qëllim që edhe ata të gjejnë veten këtu duke krijuar kushte që edhe tjerët mos të jenë të interesuar për të migruar drejt Evropës.”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës.

Qytetarët shqiptarë që kanë braktisur Luginën e Preshevës kryesisht janë të vendosur në Belgjikë, ku edhe kanë parashtruar kërkesë për azil. Por ashtu si për qytetarët e Maqedonisë apelet e zyrtarëvë të lartë belg vlejnë edhe për shqiptarët e rajonit të Preshevës se gjasat për të përfituar azilin janë minimale për të mos thënë zero.

Ndërkohë raportohet se është ulur dukshëm numri i shqiptarëve nga rajoni i Kumanovës që braktisin vendin për të kërkuar azil në vendet Bashkimit Evropian e në veçanti në Belgjikë.

Të dhënat e agjencive turistike bëjnë të ditur sot për në Beligjikë kanë udhëtuar vetëm 12 persona për dallim nga ditët e kaluara kur për në këtë vend niseshin edhe nga 3 autobusë. Në rënien e fluksit të largimeve kanë ndikuar paralajmërimet e shumta të autoriteteve belge dhe atyre vendore, se gjasat që ata të përfitojnë nga azili janë zero. Ndërkohë, qytetarët nga ky rajon thonë se largimet për në Belgjikë janë bërë për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe fajin për këtë ia hedhin politikanëve, të cilët sipas tyre, asgjë nuk kanë bërë për këtë rajon, që t'i motivojnë banorët të mos braktisin vatrat e tyre.

“Nuk është mirë, por njerëzit prej vështirësive të veta patjetër duhet t'ia bëjnë disi se kanë fëmi, ruajnë fëmijë. Më vjen keq edhe prejt partive shqiptare të cilët këto ditë kanë nisur me intervenu, po pak është vonë se është dasht pak më herët partitë me reagu, populli në Komunë të Likovës jeton në mjerim”,tregon një qytetar i Kumanovës.

“Manipulimet vet shteti është duke i bërë e jo dikush tjetër. Dikush merr 1200 denarë ekzistencë një muaj me kalu. Çdo kush e lyp një kafshatë buke për fëmijën e vet me bo ekzistencë normale. Ky shtet nuk është në rregull, pse bën qendrën e Shkupit me 200 milion euro shtin në atë qendër, kurse popoulli s'ka kafshat buke për të ngrënë.”, ankohet një qytetar tjetër i Kumanovës.

“Unë nuk di këto politikanët tanë çka janë duke bërë, u dasht me herët të merren masat që të ndalin këtë eksodus. Ekonomia katastrofë, sidomos në Komunë të Likovës, 8 vite konflikti ka mbaru, një baski ndokund nuk e ka vendu shteti. Këtu fajet ja lë shtetit, se shteti është dasht të merr masa në fillim e jo për 2014 planifikojnë 300 milion euro”, thotë një qytetar i Kumanovës.

“Nuk bën hiç për neve çka mbetemi këtu. Këtu mirë jemi, çka po ikin po shkojnë, për çka, po e di se pa punë po nuk bën me lëshu vendin. Po shkojnë, nuk kanë me ngrënë s'kanë çka të bëjnë , me 200 denarë nuk mundet njeri me jetu këtu", ankohet një qytetar tjetër.

Largimet e ditëve të fundit të qytetarëvë të Maqedonisë për në Belgjikë dhe vende tjera kanë alarmuar Brukselin. Komisioni Evropian së shpejti do të debatoj për këtë çështje ndërsa në Shkup më 8 mars do të arrijë kryeministri belg Iv Leterm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)