29 Mars 2024

Pjesëmarrja e Kosovës dhe Serbisë, kusht për Moratinos

Bruksel, 29 prill - Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Sarajevës, nëse aty nuk do të marrin pjesë Serbia dhe Kosova.

Katerine Ashton, komisare evropiane për politikë të jashtme, dhe Stefan Fule, komisar për zgjerim, i kanë bërë të ditur ministrit të Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE-së, se nuk do të marrin pjesë në konferencën BE-Ballkani Perëndimor, nëse ai nuk siguron pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, vecanërisht Koosvës dhe Serbisë.

E përditshmja “Dnevnik” citon burime ndërkombëtare, sipas të cilave, Fule nuk ka nënshkruar pjesëmarrjen e tij në ftesat e dërguara vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor  për samitin e 2 qershorit, për shkak se nuk është garantuar pjesëmarrja e të gjithë aktorëve.

Ndërkohë, firmën tek ftesta e ka hedhur ministri i Jashtëm spanjoll, Moratinos.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)