28 Mars 2024

Pavarësia e Kosovës nuk ka kthim mbrapa

Londër, 24 qershor - Pavarësia e Kosovës nuk ka kthim mbrapa, ndërsa Prishtina e Beogradi nuk mund të bisedojnë për statusin, por duhet të mësojnë të jetojnë si dy vende fqinj- ka thënë për BBC-në ministri britanik për Evropën, David Lidington.

“Çdo afrim në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet mirëpritur, por nuk mendoj se do të kthehemi prapa sa i përket pavarësisë së Kosovës. Ky proces është realitet dhe nuk mendojmë se do të ketë negociata për statusin e Kosovës, por ne mendojmë se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të mësojnë të jetojnë bashkë si fqinj, pas asaj që, padyshim, ka qenë një periudhë traumatike për të dy vendet”, ka thënë Lidington.

Sipas tij, është e rëndësishme që kombet evropiane të bëjnë ç’është e mundur “që të ndihmohen njerëzit në Kosovë dhe Serbi që të tejkalojnë ngjarjet e vështira të viteve të kaluara” dhe të mundësohet që “Kosova të funksionojë si një shtet shumë-etnik, ku ka respekt për njerëzit me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)