29 Mars 2024

Partneriteti me ShBA, i çmuar në çdo fazë të avancimit të sistemit të drejtësisë

Washington, 21 gusht - Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë vizitës zyrtare në Washington, ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Jorgan Andrews, nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Andrews, Ministri Selimi ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka ofruar Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes donacioneve dhe asistencës me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, përmirësimit të ambientit dhe kushteve të punës brenda këtij shërbimi.

Ministri Selimi në bashkëbisedim me z. Andrews, theksoi se si Ministër i Drejtësisë ndër prioritetet e tij është përmirësimi i legjislacionit për luftimin e dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit, për këtë bashkëpunimi me INL dhe programet tjera të Departamentit të Drejtësisë ka qenë një ndihmë e madhe dhe e padiskutueshme në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe ndërtimit të një sistemi funksional me qëllim të konsolidimit të secilit institucion dhe ngritjes së profesionalizmit dhe efektivitetit në punë.

Ministri Selimi, në fund ka shtuar se përveç partneritetit të çmuar strategjik e politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetjen e agjencive dhe programeve me të cilat bashkëpunon Ministria e Drejtësisë, reformat do të ecin shumë më shpejt dhe progresi do të jetë i garantuar në forcimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)