29 Mars 2024

Partia socialiste vendosi rikthimin e plotë në parlament

Tiranë, 25 maj - Grupit Parlamentar Socialist do të vendose sot për marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin e Shqipërisë. Pas 9 muajsh bojkot, socialistet janë afër një vendimi që do të ndryshonte vijen politike të ndjekur deri me tani në raport me jetën parlamentare.

Mesohet se temë kryesore e diskutimit do të jetë forma dhe hapi që do të ndermarrë ky grup në lidhje me bojkotin ndaj Kuvendit në ketë periudhe 2-javore që është dhenë nga ndërkombëtarët për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e krizes politike.

Mbledhja e grupit Parlamentar Socialist pritet te zgjase, ndersa ditet ne vijim do te kete nje axhende te ngjeshur politike per zgjidhjen e situates aktuale politike. Qendrimi politik dhe menyra se si do te shtroje kerkesat e saj, Partia Socialiste do te diskutoje per keto hapa dhe detajet e tjere ne mbledhjen e grupit. Ngerci politik midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike duhet te zgjidhet brenda dy javesh, pasi me 2 qershor do te zhvillohet edhe nje mbledhjen e rendesishme Bashkimi Evropian – Ballkan, ne Sarajeve.

Nga ana tjeter, deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, gjate nje komunikimi per mediat, u shpreh optimist se “dy jave kohe eshte e mjaftueshme per te arritur nje kompromis per fletet e votimit”. Per te pare mbarevajtjen e negociatave ne vendin tone, do te kete nje perfaqesi e Bashkimit Evropian qe do te ndjeke nga afer te gjitha bisedimet. Por, ndersa per vendin tone ka filluar nje numerim seprapthi, Partia Socialiste nuk ka hequr dore nga kerkesa e saj.

Ne lidhje me kete gje, deputeti Beqja thote se thirrja opozites “Hap kutite ose largohu” eshte ende ne fuqi. Nga ana tjeter, ne rastin me te keq, nese negociatat deshtojne, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka paralajmeruar rifillimin e protestave.

Ndersa socialistet qendrojne te bindur se vetem hapja e kutive te materialeve zgjedhore dhe kutive te fleteve te votimit do te sillte transparencen e plote te zgjedhjeve. Pas vizites ne Strasburg, Rama ka shprehur optimizem per hapjen e kutive, duke thene se tanime hapja e kutive nuk eshte me nje tabu. Per te gjitha keto ceshtje dhe ceshtjet te tjera qe kane te bejne me anen organizative, grupi Parlamentar Socialist do te diskutoje dhe do te arrije ne nje qendrim te perbashket per rrugen politike do te ndiqet.

Prej fillimit te legjislacionit te ri parlamentar, deputetet socialiste kane qene prej kohesh ne marredhenie te kushtezuar me Parlamentin. Ku ne 9 muaj jete parlamentare, 6 muaj deputetet socialiste nuk kane marre pjese, ndersa 3 muaj te tjere, jane paraqitur vetem ne zhvillimet e debatit te lire ne Parlament. Me fillimin e greves, deputetet bojkotuan plotesuar parlamentar, por me sa duket, nga takimi i Strasburg, ku palet politike duken me afer kompromisit, sjellja politike e socialisteve do te ndryshoje.

Me pjesemarrjen e mundshme te deputeteve socialiste ne jeten aktive parlamentare do te beje te mundur dhe funksionimin normal te disa prej komisioneve parlamentare, te cilat ishin te bllokuar per mungese te kuorumit te domosdoshem.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)