23 Tetor 2021

Osmani kërkon nga Hondurasi të lobojë për njohen pavarësisë se Kosovës

New York, 22 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në New York, ka takuar homologun nga Hondurasi, Juan Orlando Hernández Alvarado.

Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy presidentët kanë shfaqur gatishmërinë për thellimin e tyre.

Presidentja Osmani ka theksuar se te Hondurasi e shohin partnerin për lobim te shtetet fqinje në Amerikën Qendore dhe atë Jugore për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas saj, nga Hondurasi pritet mbështetje edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Teksa ka folur për gjendjen e përgjithshme në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë duhet përfundojë me njohje të ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe me rendin juridik aktualë.

Të dy presidentët u pajtuan që çështja e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e saj duhet të bëhen prioritet i agjendës globale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)