23 Shtator 2021

Numri i shkencëtarëve që largohen nga Rusia është pesëfishuar që nga viti 2012

Moske, 21 prill - Numri i shkencëtarëve dhe specialistëve që largohen nga Rusia është rritur me pesë herë që nga viti 2012. Kjo u bë e ditur nga Sekretari Shkencorë i Akademisë Ruse të Shkencave, Nikolai Dolgushkin, gjatë një takimi të Akademisë Ruse të Shkencave.

Sipas Dolgushkin, deri sa në vitin 2012, 14 mijë shkencëtarë kishin lëshuar Rusinë, në vitin 2020 kjo shifër ka shkuar në 70 mijë shkencëtarë. Rusia është i vetmi vend në zhvillim ku numri i shkencëtarëve në kërkime është zvogëluar për dekada me radhë.

Deri sa në vitin 1990, Rusia kishte të regjistruar 992 mijë shkencëtarë, tani ky numër ka rënë në 348 mijë shkencëtarë. Kjo i bije që për tri dekada Rusia ka humbur 65% të shkencëtarëve.

Deri sa para tri viteve Rusia ishte e katërta në botë për nga numri i studiuesve, tani ajo është në vendin e gjashtë. Kjo tregon më së miri trendin në rënie.

Kjo është duke ndodhur për shkak të krizës ekonomike me të cilën është duke u përballur Rusia, si dhe me mos vlerësimin dhe pagat e ulëta të studiuesve që punojnë në institutet shkencore.

Në largimin e shkencëtarëve rusë ka ndikuar edhe klima e frikës që është instaluar nga Shërbimet inteligjente ruse, të cilat jo rrallë herë nën akuzat për tradhti bëjnë arrestime spektakulare të shkencëtarëve rusë. I freskët është rasti i arrestimit të profesorit të Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë, doktorin e shkencave teknike, Vatery Golubkin.

Gjatë 20 viteve të fundit në Rusi, nën akuzën për tradhti janë arrestuar dhe janë ndjekur penalisht më shumë se 30 shkencëtarë rusë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2021 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të vizitoj Kompaninë Pastrimi në Prishtinë ku do të mbaj edhe një Konferencë për media në hapësirën e kësaj kompanie. (Kompania Pastrimi në Emshir pas stacionit të autobusëve, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori. (Ndërtesa e Prokurorisë në lagjen Veternik, ora 13:00)

- Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Malishevë mban takim elektoral, ku i pranishëm do të jetë kryetari Nismës, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Ambienti i jashtëm i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ora 14:00)

- Dhomat e Specializuara të Kosovës organizojnë informimin javore  në të cilin do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës. (Online, ora 14:30)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizon ngjarjen lansuese të projektit: Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë se Ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e  hapjes së Kongresit te Parë Klinik të Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)