21 Janar 2022

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallë godet Greqinë

Athinë, 30 nëntor - Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës rihter është shënuar në Ikarinë të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, ndërsa thellësia e saj fokale është vlerësuar 17.5 km.

Pak minuta më vonë u regjistrua një tjetër dridhje sizmike. Këtë herë tërmeti ishte 4.1 ballë i shkallës Rihter, i cili karakterizohet si “i dobët” dhe u regjistrua në orën 06:09 në zonën detare 23 kilometra në veriperëndim të qytetit të Ikaria, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)