29 Mars 2024

Nga e diela Franca mbyll kufijtë edhe me Shqipërinë e Kosovën

Paris, 30 janar - Kryeministri francez Jean Castex ka njoftuar masat e reja kufizuese edhe më të ashpra sa i takon kufijve, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19.

Nga e diela e 31 janarit të gjitha udhëtimet, përveç atyre shumë të rëndësishme, nga vendet që janë jashtë BE, përfshirë dhe Shqipërinë e Kosovën, do të ndalohen.

Në rastet e udhëtimeve thelbësore, kërkesat për testin e Covid për pasagjerët që shkojnë nga vendet e BE-së, do të shtrëngohen gjithashtu.

Kryeministri Castex tha se policia do të rrisë kontrollin mbi zbatimin e rregullave të tjera tashmë të vendosura më parë, si dhe do zbatohet shtetrrethimi policor në mbrëmje.

Infeksionet mbeten të larta në Francë. Kufizimet e reja do të prekin dhe raportin me Mbretërinë e Bashkuar, e cila tani nuk është më në BE, por ministri i saj i transportit sqaroi në Twitter se ndryshimi nuk do të ndikonte transportin e mallrave nga ose në Angli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)