03 Shkurt 2023

Në 24 orët e fundit Ukraina godet 9 objektiva ajrore të pushtuesve rusë

Kiev, 20 prill - Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar 1 avion, 1 helikopter, 1 mjet fluturues të armatosur pa pilot, 5 mjete fluturues pa pilot dhe 1 raketë lundrimi të Rusisë.

Në deklaratën e bërë nga Komanda e Forcave Ajrore, thuhet se Forcat Ajrore të Ukrainës vazhdojnë të shkatërrojnë gjithnjë e më shumë objektiva ajrore të armikut duke përdorur raketat ekzistuese anti-ajrore të prodhimit vendas dhe të huaj dhe armët e tyre kundërajrore.

Komanda bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë goditur 9 objektiva të pushtuesve rusë, përkatësisht 1 avion, 1 helikopter, 1 mjet fluturues të armatosur pa pilot, 5 mjete fluturues pa pilot dhe 1 raketë lundrimi të Rusisë.

Kurse zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshchuk njoftoi se është arritur një marrëveshje paraprake me Rusinë për hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve nga qyteti i Mariupolit.

Zyrtarja ukrainase e përshkroi situatën humanitare në Mariupol si "katastrofike".

Nga ana tjetër, Kryetari i bashkisë së Mariupolit, tha se shpresojnë që sot të evakuojnë 6 mijë persona me 90 autobusë nga qyteti.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se rreth 100.000 njerëz janë ende nën rrethim në qytet.

Vereshchu kishte deklaruar dje se nuk ishte mundur të arrihej një marrëveshje në korridoret humanitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)