26 Shtator 2022

NATO në gatishmëri të lartë, nis trupa dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore

Kiev, 1 shkurt - Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë luftarakë dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.

Katër avionë luftarakë danezë F-16 zbarkuan në Lituani javën e kaluar me synim forcimin e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik. Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dislokuar 4,000 deri 5,000 trupa në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa. Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se shumë shpejt do të dërgojë trupa amerikane në Evropën Lindore dhe vendet e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë me dhjetëra mijëra trupa të vendosura në Evropë, kryesisht në Gjermani dhe Britani. Sipas një skenari një pjesë e tyre të zhvendoseshin gradualisht drejt vendeve aleate lindore të NATO-s.

Franca ka njoftuar planet për të dislokuar qindra trupa në Rumani.

"Sikurse tha dhe Presidenti Macron javën e kaluar, ne kemi kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për sigurinë e partnerëve tanë evropianë në misionet e NATO-s në shtetet baltike dhe do të vazhdojmë ta bëjmë", tha ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly gjatë një vizite në Bukuresht më 27 janar.

Spanja, Holanda dhe Gjermania po shqyrtojnë gjithashtu dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve luftarake në vendet aleate të Evropës Lindore.

Britania ka furnizuar Ukrainën me rreth 2,000 raketa antitank dhe pritet dislokojë të tjera trupa këtë javë, duke dyfishuar potencialisht angazhimin e saj aktual prej rreth 1,150 trupash. Kryeministri Boris Johnson do të vizitojë Ukrainën këtë javë dhe do të zhvillojë një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin.

NATO ka bërë të ditur se nuk ka plane për të dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)