26 Shtator 2022

NATO me 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme

Bruksel, 25 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.

Ai theksoi se Rusia është një agresor, ndërsa Bjellorusia është mundësuesi.

“Bota kërkon llogari  nga Rusia dhe Bjellorusia për veprimet e tyre”, tha fillimisht Stoltenberg.

Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë, vijoi Stoltenberg.

“Ne jemi duke vendosur elemente forcash në tokë, det dhe ajër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës”, tha ai.

Shefi i NATO-s garantoi se do të bëhet ajo që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.

Stoltenberg sqaroi gjatë fjalës së tij se objektivat e Kremlin-it nuk kufizohen vetëm në Ukrainë.

“Ne shohim se forcat ukrainase po luftojnë me guxim dhe janë në gjendje të shkaktojnë dëme në forcat ruse”, tha ai.

Retorika e Rusisë mes një pushtimi të plotë tregon fuqishëm një plan për të hequr qeverinë e zgjedhur në Kiev, shtoi ai.

Për Stoltenberg nuk ka siguri në Evropë “pa një lidhje të fortë transatlantike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)