28 Mars 2024

NATO konfirmon unitetin përballë “agresionit rus”

Bruksel, 23 mars - Ministrat e Jashtëm të NATO-s u zotuan se aleanca perëndimore do të vazhdojë të përshtatet përballë “kërcënimeve në rritje dhe konkurrencës sistematike”, ndërsa theksuan se “veprimet agresive të Rusisë përbëjnë kërcënim për sigurinë euro-atlantike”.

“Fuqitë kategorike dhe autoritare, si dhe aktorët joshtetërorë sfidojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ashtu si edhe kërcënimet hibride dhe kibernetike, përdorimi keqdashës i teknologjive të reja, si dhe kërcënimet e tjera asimetrike", thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të martën, pas ditës së parë të bisedimeve në Bruksel.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po merr pjesë në mbledhjen dyditore të NATO-s, tha më herët se rritja ushtarake e Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin janë kërcënime që kërkojnë bashkimin e NATO-s.

Në deklaratën e tyre, ministrat e NATO-s e riafirmuan “lidhjen e qëndrueshme transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut - me NATO-n në zemër të saj”.

Ministrat po ashtu shprehën mbështetje për Nenin 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit, sulmi kundër një aleati konsiderohet sulm kundër të gjithë atyre.

Në udhëtimin e tij të parë në Bruksel si sekretar shteti, Blinken po ashtu u zotua se Uashingtoni do të punojë për të rindërtuar dhe forcuar NATO-n.

“Shtetet e Bashkuara duan ta rindërtojnë partneritetin tonë... Ne duam ta ringjallim aleancën”, u tha Blinken gazetarëve, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Blinken do të takojë edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për të biseduar rreth rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19 dhe forcimit të demokracisë.

Udhëtimi i tij në Evropë, sipas vëzhguesve, synon të nxjerrë në dukje politikën e re të jashtme amerikane, pas administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Qasja e Trumpit ka qenë “Amerika e para” dhe aleatët tradicionalë i ka trajtuar shpesh si rivalë dhe jo partnerë.

Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, është zotuar se do t’i riparojë marrëdhëniet transatlantike.në Kosovë, duke i dhënë fund luftës por edhe sundimit të Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)