29 Mars 2024

Myftiu Ternava takoi liderin e Libisë, Gadafi

Tripoli, 7 qershor - Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, në krye të një delegacioni të gjerë kosovar u prit solemnisht në rezidencën e tij nga lideri i Libisë Muammer el Gadafi. Në atë pritje ishin edhe liderët fetarë të rajonit.

Myftiu i Republikës së Kosovës me rastin e përshëndetjes së Liderit libian përcolli përshëndetjet e ngrohta të popullit të Kosovës duke i dhënë një pasqyre të historikut kosovar, vuajtjeve tona në të kaluarën, shkatërrimin e trashëgimisë fetare e kulturore në Kosovë nga barbaria serbe, nevojën e bashkëpunimit mes bashkësive fetare të rajonit, në avancimin e vlerave dhe ruajtjen e krenarisë dhe identitetit islam në rajon, si dhe angazhimit të ruajtjes së paqes e tolerancës tradicionale fetare ne ato vende, thuhet në një komunkatë të BIK.

Myftiu i bëri me dije liderit Libian se Xhamia e parë në Kosovë u ndërtua më 1389 pas Betejës së Kosovës dhe tash Kosova numëron mbi 700 xhami.

Në fund të fjalës, Myftiu i Kosovës i dhuroi liderit Libian një punim dore me hartë të Kosovës të punuar nga xehet e çmuara të Trepçës dhe një monografi të xhamive dhe objekteve fetare islame të shkatërruara nga agresioni serb gjatë luftës së vitit 1998-'99.

Përveç anëtarëve të delegacionit nga BIRK, në delegacion ishin edhe Shemsi Ajvazi, bija e tij znj. Nexhla Ajvazi, e cila i tha Gadafit se është e lindur në Tripoli me çka i dhuroi një dhuratë modeste liderit libian, dhe Muamer Ibrahimi i cili për nder që bart emrin e njëjtë me liderin Libian përshëndeti atë dhe i tha se disa të rinj nga Kosova bartin këtë emër.

Lideri libian u ndie shume i kënaqur që ka ardhur deri te ky takim me delegacionin e Kosovës duke thënë: "Zemrat tona na çaheshin nga dhembja për ju, kur ju kalonit nëpër vuajtjet, masakrimet dhe dëbimet masive nga trojet tuaja nga kriminelet" tha në fillim të fjalës së tij Muamer el Gadafi "Tani më ajo kohe ka kaluar dhe ju duhet të këmbëngulni që ju të jetoni të lirë dhe me dinjitet në vatrat tuaja. Jeni evropian autokton dhe çdo dite kontribuoni në përparimin e vendit tuaj.

Në fund të bisedës Gadafi tha: "dera juaj është e hapur për vizita dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm sa herë që Ju dëshironi" Takimi u realizua në një nga rezidencat e tij të improvizuara në oborrin e shtëpisë së tij me ç'rast të gjitha delegacionet bënë prezantimin e aktiviteteve te tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)