18 Tetor 2021

Ministrja Haradinaj - Stublla takohet me ministrin Çavuşoğlu

Ankara, 28 dhjetor - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka nisur sot vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në nisje të kësaj vizite, shefja e diplomacisë kosovare do të qëndrojë në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk-ut – Anıtkabir, ku do të bëjë vendosjen e kurorës dhe një shënim protokollar në Librin e kujtimeve.

Pas kësaj, delegacioni i Kosovës do të niset për në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ku shefja e diplomacisë kosovare do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun e saj, Mevlüt Çavuşoğlu, duke vazhduar më pas me takimin bilateral të të dyja delegacioneve.

Në këtë takim pritet të diskutohet për zhvillimet me interes të veçantë për të dyja shtetet, përfshirë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për situatën e vështirë pandemike, me theks të veçantë bashkëpunimin për sigurimin e vaksinës anti-covid.

Ministrja Haradinaj-Stubllla dhe ministri Çavuşoğlu do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e Ministres Haradinaj-Stublla në Ankara, me ftesë të homologut të saj, ri-konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)