02 Shkurt 2023

Ministri Hyseni në takimin e Komunitetit të Demokracive në Poloni

Krakow, 2 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, po merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Komunitetit të Demokracive në Krakow të Polonisë, ku po marrin pjesë disa dhjetëra delegacione.

Ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime të shumta dypalëshe me përfaqësues nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse, përfshirë me delegacione nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Takimi i zhvillon punimet nga datat 2 deri më 4 korrik. Ky është takimi i dhjetë i komunitetit të demokracive. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)