19 Prill 2024

Ministri Hyseni në KS: Të zëvendësohet rezoluta 12 44

New York, 4 gusht - Ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombëve të Bashkuara ka kërkuar sërish zëvendësimin e rezolutës 12 44 të OKB-së.

Duke folur në mbledhjen e KS-së për Kosovë Hyseni theksoi kërkesa për zëvendësimin e kësaj rezolute është në përputhje të plotë me objektivin e Kosovës për tu bërë anëtare e OKB-së.

"Ka ardhur koha që rezoluta 12 44 të zvendësohet dhe t'i lihet vend pasqyrimit të realitetin në Kosovë dhe kjo kërkesë është në përputhej me objektivin e fundit të Kosovës për tu bërë anëtare e OKB-së" theskoi Hyseni.

Kërkesa për zëvendësim të 1244 sic ka thënë ai është në linjë me objektivin e Kosovës për t'u bërë anëtare e OKB-së. Anëtarësimi në OKB është objektiv të cilin synojmë t'a arrijmë sa më shpejtë që të jetë e mundshme, si një hap i natyrshëm pas Mendimit të GJND-së.

Ai gjithashtu theksoi se shpreh mirënjohjen e OKB-së për rolin që ka luajtur në të gjitha fazat e pas luftës në Kosovë duke shtuar se ai ndihet krenar për përparimet që janë arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

"GJND-ja ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha çështjet dhe unë i bëj thirrje shteteve të cilat nuk e kanë njohur që të vazhdojnë përpara me proceset për ta njohur Kosovën" theksoi Hyseni.

Ai ka theksuar me tutje se "tani, presim me padurim njohjet tjera të Kosovës dhe  bëj thirrje të gjitha shteteve të cilat e kanë shtyer njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani t'a njohin Republikën e Kosovës." 

Mirëpo një gjë të tillë e kundërshtuan Rusia, Kina Brazili dhe Gobana. Përfaqësuesit e këtyre shteteve deklaruan se rezoluta 1244 ka bazën juridike për vendosjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Serbia prapë kërkojë negociata për statusin e Kosovës, mirëpo shtetet më me ndikim SHBA-ja dhe Anglia e ritheksuan se çështja e statusit të Kosovës është diçka e mbyllur duke respektuar integritetin territorial të saj.

Në anën tjetër ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç, prapë shprehu qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës duke thënë se është në kundërshtim me të drejtën për vetëvendosje. “Pavarësisht vendimit të GJND-së, Serbia prapë do të vazhdojë ta mbrojë sovranitetin e saj”, tha ai.

Jeremiç edhe vendimin e GJND-së e quajti të dështuar për shkak se sipas tij nuk ka arrit ta dënojë ndarjen e Kosovës nga Serbia. “Gjykata ka dhënë një vendim teknik, ndërsa ka dështuar të dënojë ndarjen e Kosovës. GJND-ja ka thënë se shpallja e pavarësisë nuk e ka thyer rezolutën 1244 dhe kjo ka lënë keqkuptime”, tha Jeremiç.

Ndërsa shefi i UNIMK-ut, Lamberto Zannier paraqiti raportin për 3 mujorin e fundit për gjendjen e sigurisë në Kosovë duke e konsideruar si relativisht stabile.
 

Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)