27 Nëntor 2022

Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutojnë sot për luftës në Ukrainë

Bruksel, 7 prill - Sot në Bruksel do të mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s, të cilët do të diskutojnë për situatën e luftës në Ukrainë.

Moska, e cila prej më shumë se 1 muaji ka nisur luftën, duket se nuk heq dorë nga pushtimi i Ukrainës.

“Trupat ushtarake ruse të vendosur larg Kievit janë duke u rigrupuar, riarmatosur dhe rifurnizuar dhe se po e zhvendosin fokusin e tyre në lindje, kështu ka bërë me dije më herët sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përpara takimit.

Ministrave do t’u bashkohen për bisedime homologët e tyre nga Ukraina, Finlanda, Suedia, Gjeorgjia dhe Bashkimi Evropian, dhe nga partnerët e NATO-s në Azi-Paqësor – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Republika e Koresë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)