20 Prill 2024

Miçunoviq kundër bojkotit të zgjedhjeve në Kosovë

Beograd, 1 nentor - Funksionari i Partisë Demokratike në Serbi, Dragoljub Miçunoviq, ka deklaruar se serbët në Kosovë nuk duhet t’i bojkotojnë zgjedhjet.

Ai ka thënë se politika e deritashme e bojkotit nuk ka sjellë kurrfarë rezultatesh, ngase siç u shpreh ai ”serbët pas zgjedhjeve mbeten në geto, të pambrojtur nga drejtësia dhe pa kurrfarë ndikimi në institucione”.

Në një intervistë për gazetën Dnevnik. Miçunoviq ka thënë poashtu se bojkotimi i zgjedhjeve në asnjë mënyrë “nuk e ndihmon siç tha qëndrimin e Kosovës në përbërje të Serbisë” apo tërheqjen e atyre vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)