30 Janar 2023

Meta: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm

Tiranë, 19 gusht - Zevendeskryeministri dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në një deklaratë për meida ka thënë së sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i pacënueshëm, ashtu sikurse i çdo vendi tjetër në rajonin tonë, ndaj sipas tij çdo provokim i cili tenton të vërë në diskutim pikërisht një çështje të tillë është i panevojshëm.

"Opinioni i dhënë nga GJND-ja për pavarësinë e Kosovës, veçse përforcoi dhe më tej legjitimitetin e vendimit të marrë nga Parlamenti dhe populli i Kosovës dhe njëkohësisht faktin që gjithçka u krye në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duke respektuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit", është shprehur Shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Ilir Meta.

Kjo sipas tij tregon më së miri se është koha që të gjithë ti izolojmë ata elementë ekstremistë të cilët kërkojnë të vënë në diskutim kufijtë në rajonin e Ballkanit.

"Është e rëndësishme që të gjithë të punojmë për ti hequr kufijtë në Ballkan, sepse kjo është e ardhmja e rajonit: një Ballkan në Bashkimin Evropian. Ne dëshirojmë shumë që edhe udhëheqja e Serbisë të tregojë përkushtimin e saj në këtë drejtim", ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)