19 Prill 2024

Menard: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Prishtinë, 15 qershor - “Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Republikës së Francës për përkrahjen e rëndësishme që ky vend ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me një delegacion të Komitetit të Miqësisë Francezo-Kosovare, i cili kryesohej nga Christian Menard, anëtar i Parlamentit të Francës dhe kryetar i këtij komiteti.

Duke ritheksuar angazhimin e veçantë të Francës për mbështetjen e aspiratave të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, Presidenti Sejdiu theksoi se Franca i ka dhënë përkrahje të gjithanshme Kosovës edhe në arsim, kulturë, ekonomi etj.

Më tej, Presidenti Sejdiu foli me konsideratë edhe për punën e trupave franceze në kuadër të KFOR-it, të cilat i kanë kontribuar drejpërdrejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, z. Menard vuri në pah progresin e arritur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova dhe gjithë rajoni kanë perspektivë të qartë evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)