28 Mars 2024

Mediat serbe, skenarë për Kosovën

Beograd, 18 korrik - Mediat serbe vazhdojnë të thurrin skenare të shumta, që mund të pasojnë mendimin këshilldhënës të GJND-së për statusin e Kosovës.

Sot “Politika” shkruan se në shtator mund të paraqiten dy rezoluta për Kosovën në OKB. Njëra, siç pritet e Serbisë, në të cilën kërkohet fillimi i negociatavave të reja me Kosovën për statusin.

Dhe në anën tjetër do të kishte një rezolutë nga shtetet përkrahëse të pavarësisë së Kosovës (ndoshta edhe vetë Kosova), e me të cilën do të betonohej pavarësia dhe do t’u bëhej thirrje të gjitha shteteve që janë përmbajtur, që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Miratimi i secilës rezolutë, sipas gazetës, do të kishte pasoja për Serbinë.

Nëse miratohet rezoluta e përkrahur nga Beogradi, marrëdhëniet me SHBA-vë dhe shteteve kryesore të BE-së do të përkeqësoheshin seriozisht.

“E në rast të miratimit të rezolutës së shteteve përkrahëse të Kosovës, njohjet pritet të shtohen”, shkruan agjencia e lajmeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)