25 Prill 2024

Marrëveshje për konferencën e Bërdos, pa emrat e shteteve

Ljubljanë, 6 mars - Cordoba – Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar deklaroi se në konferencën mbi Ballkanin perëndimor në Bërdo afër Kranjit nuk do të theksohen mbishkrimet me emrat e delegacioneve pjesëmarrëse të takimit të 20 marsit, kurse në konferencë do të marrë pjesë edhe UNMIK-u.

Sipas kryediplomatit slloven, në takimin e Bërdos do të “zbatohet formulari për ngjarje të tilla, përkatësisht se “nuk do të vendosen emrat e shteteve pjesëmarrëse, kurse UNMIK-u do të jetë një nga pjesëmarrësit”.

Zbogar  tha Cordoba se Sllovenia dhe kryesuesja e BE-së, Spanja, janë duke punuar në hartimin e komunikatës të cilën liderët e vendeve të rajonit do ta miratojnë në konferencën e Bërdos. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)