18 Qershor 2021

Marko Kepi prezanton projektin e Qendrës Kulturore "Illyria House"

New York, 2 maj - Marko Kepi , kandidati për Councilman për New York, ka prezantuar për elektoratin e tij shqiptar në Staten Island, atje ku jetojnë shqiptaro amerikanët , programin e tij të kësaj fushate ku në fokusin kryesor të tij shohim një projekt dinjitoz si realizimi i Qendrës Kulturore "Illyria House", do jetë një shtëpi e ngrohtë me dyer të hapura për të gjithë shqiptarët,  do kthehet në vatrën ku do bëj bashkë të vegjël e të mëdhenj,  të rinj dhe të moshat e treta.

Kjo Qendër do shërbejë si një ambient ku do ofrohen kurse të gjuhës shqipe dhe asaj angleze dhe ku shqiptaret mund te aplikojn per punesim.

''Ku ka menduar dhe për gjyshërit tanë të cilët tashmë do kenë vend-takimin e tyre për t'u argëtuar dhe pse jo për të qënë sa më afër traditës shqiptare.''

'Illirian House' një Qënder e cila do jetë në dobi të Komunitetin,  dhe që do promovoj kulturën shqiptare,  dhe do mbaj gjallë gjuhen shqipe nder brezat e rinj që lindin në Amerikë me prejardhje shqiptare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)