24 Prill 2024

Maqedonia heq dorë nga NATO

Shkup, 1 nentor - Maqedonia duket është duke hequr dorë nga procesi i anëtarësimit në NATO për shkak të kontestit të emrit me Greqinë.

Shkupi nuk do të marrë ftesë as në samitin e nëntorit në Lisbonë. Që pas vitit 2008 kur Greqia bllokoi me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Shkupi ka shkurtuar me rreth 80 përqind fondet buxhetore të destinuara për projektet në sferën e integrimit në NATO.

Drejtuesit e lëvizjes qytetare “Zgjohu” akuzojnë kryeministrin Gruevski për neglizhencë dhe mungesë të seriozitetit për anëtarësimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Kjo lëvizje fton të gjithë qytetarët në protestë më 28 nëntor për të demonstruar vullnetin e shqiptarëve në mbështetje të integrimit të Maqedonisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)