29 Mars 2024

Maqedoni, zgjedhjet pritet të mbahen në vjeshtë

Shkup, 10 shkurt - Partitë politike në Maqedoni kanë nisur që tani fushatën për zgjedhjet e parakohshme, që sipas të gjitha gjasave do të mbahen në vjeshtë.

Opozita është në procesin e konsolidimit, ndërsa situate ekonomike vazhdon të përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Shteti ka probleme me buxhetin, ndërsa proceset eurointegruese ka pak gjasa që të zhbllokohen, pasi edhe kryeministri grek Papandreu e refuzoi takimin me homologun maqedonas Gruevski.

Të gjithë këta indikatorë tregojnë shanset reale për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Analisti Albert Musliu deklaron për gazetën “Lajm” se, sa më vonë që të mbahen zgjedhjet e parakohshme, aq më tepër situata shkon në favor të opozitës. “Çdo ditë që kalon rritet urrejtja ndaj Qeverisë”, thotë Musliu.

Ai sqaron se në procesin e eurointegrimeve nuk duket asnjë sinjal pozitiv dhe pa mbylljen e negociatave për emrin nuk ka eurointegrim.

“Eurointegrimet nuk janë të nevojshme vetëm politikisht, për shkak se ato ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike, por edhe në zhvillimin politik. Interesi i investitorëve të huaj është minimal, ndaj dhe shanset që Maqedonia ta kalojë këtë krizë ekonomike janë minimale. Shanset që buxheti të mbushet nëpërmjet recensionit, gjithashtu është minimal, pra realisht zgjedhjet priten”, thotë Musliu.

Sipas analistit Musliu, në qershor ka pak gjasa që të mbahen zgjedhjet, pasi për momentin të gjitha partitë janë në fazën e negociatave për zgjedhje të parakohshme, edhe pse siç thotë ai, fushatën e kanë nisur që të gjitha partitë.

Pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, Gruevski, nuk ka shanse që ta përsërisë fitoren e zgjedhjeve të vitit 2008.

“Gruevski s’ka shanse që të kapë të njëjtin numër të deputetëve. Siç shkojnë tensionimet me BDI-në, mendoj se do të ketë një epërsi më të vogël se në vitin 2008, dhe besoj se edhe vullneti i partive shqiptare do të jetë më i vogël për të bërë koalicion me të”, thotë Musliu.

Ndërkohë, sipas tij, elektorati shqiptar ndryshon brenda 24 orëve. “Nëse qëndrimi i BDI-së ndaj Gruevskit, i cili i shkaktoi shumë dëme kësaj partie, është më i ashpër, ka gjasa që ta mbaj epërsinë, por nëse nuk ka përmirësime ka shanse që ti afrohet PDSH-ja”, thotë Musliu.

Musliu thekson se të gjitha partitë iu kanë përveshur punës për të fituar simpatinë e qytetarëve, edhe pse deri më tani asnjëra nuk ka bërë asgjë për ta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)