08 Shkurt 2023

Maqedoni: Mërgimatarët, sjellin miliarda, fitojnë maltretime

Shkup, 20 korrik - Edhe pse gjatë qëndrimit të tyre pranë familjeve sjellin mbi një miliardë euro në Maqedoni, mërgimtarët shqiptarë dy-tre javët e pushimit të tyre ballafaqohen me sfida të ndryshme.

Maltretimet fillojnë prej kufirit kur krijohen kolona të gjata, jo vetëm për shkak të fluksit të madh, por edhe për shkak të neglizhencës së policisë dhe shërbimeve doganore. Ndër maltretimet më të shpeshta që pësojnë është edhe aplikimi për të marrë dokumentet identifikuese.

Ata mërgimtarë të cilëve iu skadon afati i pasaportës thonë se me vonesën e marrjes së pasaportave mund të humbin punën e tyre ne vendet e jashtme, pasi që për të aplikuar për pasaportë me procedurë të rregullt duhet të pritet minimum një vit deri në datën e aplikimit, gjë që ndikon në kthimin e tyre me kohë në ato vendet perëndimorë ku jetojnë dhe punojnë.

“Kjo ndodh vetëm në Maqedoni, të pritet më shumë se një vit për të marrë pasaportë me procedurë të rregullt është periudhë shumë e gjatë kohore ku si pasoj mund të kemi probleme të shumta ne që jetojmë dhe punojmë jashtë”, tha një mërgimtar.

Ata gjithashtu thonë se kjo është një vjedhje e drejtpërdrejtë e shtetit pasi që me anë të procedurës së përshpejtuar mundet të merret pasaporta për disa ditë vetë se duhet të paguhet dy fish më shtrenjtë. Problem tjetër me të cilët ballafaqohen mërgimtarët janë pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit.

 “Pritjet në kufi janë shumë të gjata, duhet të presim me orë të tëra deri sa të na vijë radha të kalojmë kufirin dhe të dalim në shtet tjetër”, tha një mërgimtar, i cili ka ardhur për pushime në vendlindje për ta vizituar familjen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)